Departamentet


IEB është i strukturuar në tri departamente, të cilat mbulojnë fushat e zhvillimit të kurrikulës, të trajnimeve dhe certifikimeve në fushën e edukimit, por dhe të arsimit dhe formimit professional, por dhe programe të vazhduara të studimit dhe të kualifikimit pas përfundimit të studimeve të ciklit master nga ana e studentëve.Një vend të veçantë zë dhe Departamenti i botimeve, i cili bashkëpunon ngushtë me shtëpinë botuese “Dudaj” dhe mbështet botimin e teksteve shkollroe për arsimin parauniversitar, botimet universitare dhe revista shkencore në UMB.

Ky department merret me strukturat dhe përmbajtjet kurrikulare, Veprimtaritë ndër dhe jashtëkurrikulare (kros+esktrakurrikulare), Tekstet shkollore, Mësimdhënia dhe të nxënët, Vlerësimi i institucioneve arsimore parauniversitare dhe i shërbimeve të ndryshme arsimore, Kërkimi shkencor, Këshillimi dhe sipërmarrja, Vlerësimi i brendshëm i universitetit.
Departamenti merret me akreditimin e programeve dhe moduleve të trajnimit dhe certifikimit për mësues, akreditimin e programeve dhe moduleve të trajnimit dhe certifikimit për drejtues të kopshteve dhe shkollave , me programe dhe module të trajnimit dhe certifikimit për psikologun shkollor dhe punonjësin social, zhvillimin e trajnimeve dhe certifikimeve, trajnimet afatshkrutëra për gjuhët e huaja dhe për programet kompjuterike, etj..
Ky departament mbështet proceset e hartimit të teksteve shkollore të arsimit bazë dhe atij të mesëm në arsimin parauniversitar, tekste të arsimit universitar, revista shkencore të UMB.