Revista "Edukimi"


Revista “Edukimi” është organ i Institutit të Edukimit “Barleti”. Ajo publikon artikuj të mirëfilltë, shkencorë në gjuhën shqipe që trajtojnë gjetje, risi, përvoja, modelime, përshtatje, pilotime dhe arritje në fushën e kurrikulës së hartuar, të zbatuar dhe asaj të përvetësuar në arsimin parauniversitar, por dhe çështje që lidhen me formimin dhe kualifikimin e vijueshëm të mësueve të rinj dhe në shërbim.

Ana tjetër mirëpriten artikuj që paraqesin praktika të mira për përgjithësime lidhur me vlerësimin e nxënësvë, të studentëve, por dhe për vlerësimin e arsimit në tërësi, për akreditimin e shërbimeve arsimore, për metodologjitë e mësimdhënies dhe të të nxënit për fëmijët dhe të rriturit, etj.

Një drjetim i posaçëm i revistës lidhet me botimin e artikujve shkencorë që trajtojnë çështje të menaxhimit dhe organizimit të arsimit sipas institucioneve përkatëse në nivlel lokal dhe qendror, por dhe risi dhe praktika të bashkëpunimit të institucionit arsimor me komunitetin prindëror.

Revista botohet një herë në vit. Ka Bordin e saj të miratimit, të shqyrtimit dhe të redaktimit shkencor dhe njihet nga institucionet arimore, publike dhe jopublike të arsimit të lartë.

Artikulli që dërgohet për botim duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  1. Të përmbajë minimumi 6000 dhe maksimumi 8000 fjalë, përfshirë dhe abstraktin.
  2. Strukura e artikullit të përbëhet nga abstrakti me 200 fjalë (në versionet shqip dhe anglisht), hyrja, gjetjet, analiza dhe përfundime, rekomandime, bibliografia dhe webliografia që renditen konform standardeve ndërkombëtare të artikujve shkencorë.