Rreth Institutit

Departamentet

Struktura dhe përmbajtjet kurrikulare, Veprimtaritë ndër dhe jashtëkurrikulare (kros+esktrakurrikulare), Tekstet shkollore, Mësimdhënia dhe të nxënët, Vlerësimi i institucioneve arsimore parauniversitare dhe i shërbimeve të ndryshme arsimore, Kërkimi shkencor, Këshillimi dhe sipërmarrja, Vlerësimi i brendshëm i universitetit, ...

img

Akreditimi i programeve dhe moduleve të trajnimit dhe certifikimit për mësues, Akreditimi i programeve dhe moduleve të trajnimit dhe certifikimit për drejtues të kopshteve dhe shkollave, i programeve dhe moduleve të trajnimit dhe certifikimit për psikologun shkollor dhe punonjësin social, Zhvillimi i trajnimeve dhe certifikimeve, Trajnimet afatshkrutëra për gjuhët e huaja dhe për programet kompjuterike, ...

Tekstet e arsimit bazë dhe atij të mesëm, Tekstet e arsimit universitar, Revista shkencore “Edukimi”, ...

Instituti i Edukimit Barleti

Instituti i Edukimit “Barleti” është një organizëm ndërinstitucional i Universitetit “Marin Barleti”. Në përbërje të tij ka 9 pedagogë/specialistë të brendshëm dhe 12 pedagogë të jashtëm, me tituj dhe grada shkencore të fituara brenda dhe jashtë vendit, si dhe me kontribute të njohura në sistemin arsimor shqiptar.

Struktura Organizative

Misioni
Sigurimi i cilësisë së shërbimit arsimor që ofron universiteti “Marin Barleti”, si dhe ofrimi i këshillimit dhe mbështetjes së specializuar për zhvillimin e një kurrikule bashkëkohore në sistemin e edukimit (parauniversitar dhe universitar) në Shqipëri.

Vizioni
Vizioni i Institutit të Edukimit (IE) është që të krijojë një sistem bashkëpunimi profesional, të frytshëm dhe funksional midis fakulteteve të universitetit “Marin Barleti”, i cili identifikon vazhdimisht nevojat për përmirësim të cilësisë së shërbimit që ofrohet në procesin mësimor, si dhe nxit veprimtarinë kërkimore. Instituti do të jetë një organizëm ndërinstitucional, në të cilin japin kontributin e tyre të gjithë pedagogët e fakulteteve të universitetit “Marin Barleti”.

Instituti do të evidentojë në mënyrë të qartë problemet e cilësisë në arsim, të kurrikulës së arsimit parauniversitar, të kurrikulës së arsimit të lartë, si dhe do të ofrojë një sërë programesh trajnimi dhe certifikimi për të gjithë profilet e mësuesve dhe drejtuesve të sistemit arsimor parauniversitar.

Instituti do të ofrojë alternativa profesionale dhe bashkëkohore për çështje që lidhen me hartimin dhe zhvillimin e kurrikulës në arsimin parauniversitar, duke paraqitur dhe formate/templates të zhvillimit të kurrikulës së arsimit të lartë, si dhe duke përhapur përvoja të suksesshme të mësimdhënies dhe të të nxënit për të gjitha fushat kurrikulare të cikleve të ndryshme të arsimit, në të cilat do të ketë një vend të posaçëm përdorimi i teknologjive të edukimit.

Instituti do të ofrojë një paketë bashkëkohore të trajnimit dhe certifikimit të drejtuesve të institucioneve arsimore, duke u mbështetur në teoritë, në praktikat më të fundit të suksesshme, konform standardeve zyrtare të drejtimit të arsimit në Shqipëri.

Dora-dorës do të krijohet infrastruktura njerëzore dhe profesionale për hartimin e teksteve shkollore, duke përcaktuar një deri në dy linja kurrikulare tekstesh që mbulojnë gjithë sistemin arsimor parauniversitar.Për tekstet e arsimit të lartë, Instituti do të ofrojë për botim, për shumëfishime ose për paraqitje on-line një seri materialesh dhe botimesh prestigjioze, ndërkombëtare të cilat i shërbejnë zhvillimit cilësor të programeve të studimit të fakulteteve tona.

Ne shpresojmë që ky Institut do të zhvillojë aftësitë sociale dhe ndërpersonale të stafit të universitetit, duke u mbështetur në më të mirën që ata mund të bëjnë në anën profesionale e intelektuale, por dhe në drejtim të sjelljes së tyre me fakultetet dhe grupet e interesit, si: nxënës, prindër, studentë, mësues, pedagogë, drejtues arsimi në nivele të ndryshme të arsimit.

Instituti i Edukimit do të bashkëpunojë me organizma shtetërorë, ndërshtetërorë dhe organizata jofitimprurëse të edukimit brenda dhe jashtë vendit për të hartuar, zhvilluar dhe vlerësuar projekte të ndryshme që lidhen me mbështetjen e sistemit të edukimit në Shqipëri. Zhvillimin e kërkimeve në fushën e edukimit, Instituti i konsideron një sfidë, ndaj për këtë do të shfytëzojë kapacitetet profesionale të stafit të fakulteteve të saj, si dhe do të përdorë në mënyrë efektive bashkëpunimet ndërkombëtare, duke synuar dhe publikimin e gjetjeve dhe risive shkencore në revistën e universitetit. Instituti do të identifikojë studentët e shkëlqyer dhe do të bashkëpunojë ngushtë me stafin drejtues të universitetit për mbështetjen shumëplanëshe të tyre.Në këtë drejtim Instituti do të ofrojë ekspertizë dhe në drejtim të këshillimit të karrierës së nxënësve dhe studentëve në të gjithë sistemin arsimor shqiptar, duke ofruar përvoja pozitive të karrierës dhe sipërmarrjes për ta.

Ne e përfytyrojmë Institutin e Edukimit një organizëm që planifikon, koordinon, ndërvepron natyrshëm, në të cilin do të sigurohet një klimë profesionale pune, që mundëson arritje. Instituti do të përdorë në punën e tij instrumente dhe tregues standard, të planifikimit, të vlerësimit dhe të raportimit, të cilat do të jenë të pranuara nga stafi i pedagogëve të universitetit “Marin Barleti”, elemente pune që do të motivojnë dhe do të sigurojnë përmirësimin dhe cilësinë e shërbimit që ofron universiteti ynë.

Pikë e fortë e Institutit të Edukimit do të jetë bashkëpunimi me grupet e interesit si: shkolla të arsimit parauniversitar publike dhe jopublike, drejtori dhe zyra arsimore, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, agjensitë shtetërore të kurrikulës, të vlerësimit, të inspektimit dhe arsimit profesional, me të cilët do të përdoren forma të larmishme motivuese dhe profesionale për të siguruar një vijimësi të punës së Institutit.

Ne jemi të bindur se burimet financiare mbeten një sfidë që duhet përballuar.Fillimisht do të jenë financat e universitetit që do të mbështesin Institutin, por ne jemi të bindur që, hap pas hapi nga përvoja dhe puna e këtij Instituti, do të sigurohen të ardhura nga bashkëpunimet dhe grupet e interesit, të cilat do të mundësojnë funksionimin e tij.