RRITJE E KAPACITETEVE NË EDUKIM


IEB do të ofrojë ekspertizë për rritjen e kapaciteteve në fushën e edukimit për drejtimet e mëposhtme:

  • Zhvillim të kurrikulës së arsimit parauniversitar dhe universitar
  • Trajnime dhe certifikime të mësuesve, instruktorëve të arsimit parauniversitar të përgjithshëm dhe atij profesional
  • Trajnime dhe certifikime të pedagogëve të rinj për aspektet e mësimdhënies dhe të të nxënit me të rriturit
  • Trajnime dhe certifikime për menaxhimin dhe organizimin e institucioneve arsimore parauniversitare dhe universitare
  • Trajnime dhe certifikime për zhvillimin e proceseve të vetëvlerësimit për kopshtet, shkollat, ofruesit publik dhe jopublik të formimit profesional, si dhe për institucionet e arsimit të lartë.
  • Trajnime dhe certifikime për hartimin dhe përdorimin e teksteve shkollore

IEB do të mbështesë zhvillimin e vijueshëm, profesional të burimeve njerëzore në edukim nëpërmjet:

  • Krijimit të rrjeteve aktive të institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilat do të ndërveprojnë on-line dhe drejtpërdrejt në veprimtari të larmishme, profesionale
  • Trajnerëve të saj që do të komunikojnë drejtpërdrejt në trajnime, por dhe komunikime të ndërsjella, on-line me grupet e interesuara për zhvillim
  • Botimeve të ndryshme që do të mbulojnë nevojat e domosdoshme për zhvillim profesional në edukim, të cilat do të jenë të publikuara on-line dhe të printuara
  • Zhvillimit të projeketeve në fushën e edukimit
  • Vizitave studimore në institucionet arsimore
  • Identifikimit dhe përhapjes së praktikave të mira të edukimit, të cilat do të përgjithësohen për të gjitha grupet e interesuara
  • Studimeve master në edukim që zhvillon Shluj “Universiteti Marin Barleti”

IEB do të zhvillojë foma të larmishme të rritjes së kapaciteve në edukim, si:

  • Bashkëpunime me institucionet arsimore në nivele të të gjithë cikleve të arsimit
  • Zhvillim të projekteve të ndryshëm në edukim
  • Seminare
  • Workshope
  • Simpoziume dhe konferenca
  • Krijim rrjetesh aktive on-line
  • Kurse on-line dhe certifikime
  • Lektoriume
  • Treg të ideve dhe identifikim të praktikave të mira
  • Publikime dhe botime
  • Përhapje të praktikave të mira