TEKSTE SHKOLLORE


MBËSHTETJE PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS ME TEKSTE SHKOLLORE DHE MATERIALE DIDAKTIKE IEB ka si pjesë të punës së tij dhe mbështetjen e zbatimit të kurrikulës zyrtare në kopshte, shkolla 9-vjeçare, shkolla të mesme.

IEB ndjek me përparësi zhvillimet në fushën e kurrikulës së arsimit parauniversitar dhe zbaton projekte të shumëllojshme për një zbatim të frytshëm të kurrikulës në institucionet arsimore parauniversitare, të cilat lidhen me botimin e teksteve shkollore, por dhe me modelimin, sigurimin dhe prodhimin e mjeteve mësimore, didaktike.

IEB kryen këto veprimtari në lidhje me tekstet shkollore dhe materialet didaktike:

  • Analizon tekstet shkollore në vijimësi.
  • Zbaton standardet zyrtare të hartimit dhe vlerësimit të teksteve shkollore.
  • Mbështet shkrimin e udhëzuesve për mësuesit për zbatimin e frytshëm teksteve shkollore.
  • Trajnon mësuesit për përdorimin e teksteve dhe mjeteve didaktike në klasë.
  • Rishikon dhe përmirëson në vijimësi përmbajten shkencore dhe atë didaktike të teksteve shkollore.
  • Modelon mjete mësimore për proceset e mësimdhënies dhe të të nxënit gjatë zbatimit të kurrikulës në kopshte dhe shkolla.
  • Përgatit paketa me mjete didaktike për zbatimin e kurrikulës.
  • Përgatit paketa mësimore on-line për mbështetjen e përdorimit të teksteve shkollore.
  • Bashkëpunon me agjensi analoge perëndimore për sigurimin e cilësisë së teksteve shkollore dhe materialeve didaktike.

IEB mbështet:

  • Shtëpinë botuese “Dudaj” me anë të këshillimit, të shkrimit ose të përkthimit, të redaktimit shkencor dhe gjuhësor të teksteve, si dhe me trajnimin e mësuesve të arsimit parauniversitar për përdorimin e efektshëm të teksteve shkollore në klasë.
  • Krijimin dhe funksionimin e një rrjeti bashkëpunimi të drejtpërdrejtë dhe on-line me mësues në institucionet arsimore parauniversitare për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme përmbajtjen shkencore dhe didaktike të teksteve shkollore.

Plane Mësimore

  • Biologjia 11
  • Biologjia 10 - 11 - Udhëzues mësuesi II
  • Biologjia 10 - Udhëzues mësuesi
  • Biologjia 10 - Tremujori I
  • Biologjia 10 - Tremujori II
  • Biologjia 10 - Tremujori III
  • Biologjia 8 - Udhëzues mësuesi
  • Biologjia 8 - Planifikimi vjetor dhe tremujor 17-18
  • Biologjia 7 - Udhëzues mësuesi
  • Biologjia 7 - Planifikimi vjetor dhe tremujor 17-18
  • Kimia 10-11 - Udhëzues mësuesi I
  • Fizika 10-11 Pjesa I
  • Fizika 10-11 Pjesa II
  • Fizika 8 - Udhëzues mësuesi
  • Fizika 8 - Plani vjetor
  • Fizika 7 - Udhëzues mësuesi
  • Fizika 7 - Plani vjetor
  • Dituri Natyre 3 - Udhëzues mësuesi
  • Dituri Natyre 3 - Planifikimi vjetor dhe tremujor 17-18


www.botimedudaj.com