VLERËSIM DHE AKREDITIM INSTITUCIONAL


IEB mbështet zbatimin e standardeve dhe treguesve zyrtarë të vlerësimit të cilësisë së shërbimit arsimor që ofrojnë kopshtet, shkollat, ofruesit e AFP-së, si dhe institucionet universitare.

IEB ofron ekspertizë në fushën e vlerësimit të institucioneve arsimore paraunibersitare, si dhe në drejtim të vlerësimit të brendshëm të institucioneve universitare.

IEB ka ekspertë dhe pedagogë të njohur të fushës së vlerësimit dhe akreditimit institucional.

IEB harton dhe zhvillon për studime, për kërkime, për shërbime arsimore të ndryshme në institucione arsimore parauniversitare dhe universitare, por dhe paketa profesionale që lidhen me vetëvlerësimin dhe vlerësimin e jashtëm institucional, si:

  • Paketë me tregues për vlerësimin e shërbimit psiko-social në shkollë.
  • Paketë me tregues për vlerësimin e zbatimit të kurrikulës në kopshte dhe në shkolla.
  • Paketë me tregues për vlerësimin e jashtëm të kopshtit dhe të shkollës.
  • Paketë me tregues me tregues dhe instrumente për vlerësimin e klimës dhe etikës në kopshte dhe shkolla.
  • Paketë me tregues dhe instrumente për vlerësimin e jashtëm të kujdesit ndaj nxënësit në kopshte dhe shkollë.
  • Paketë me tregues për vlerësimin e ofruesve të AFP-së ( shkolla profesionale, ofrues publik dhe jopublik të formimit profesional).
  • Modul trajnimi për vlerësimin e brendshëm të institucioneve arsimore parauniversitare dhe universitare.

IEB ofron trajnime për grupe e interesuara, me module, si:

  1. Vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të institucioneve arsimore parauniversitare.
  2. Vlerësimin e brednshëm dhe të jashtëm të ofruesve të AFP-së.
  3. Vlerësimin e brednshëm dhe të jashtëm të institucioneve universitare.